Futboll Seria A Sport

CAGLIARI-JUVENTUS/ Ronaldo zhbllokon sfidën dhe gjakos portierin. Ja çfarë bën arbitri… (VIDEO+FOTO)

Cristiano Ronaldo u është përgjigjur kritikave direkt me gol pasi ndaj Cagliarit, pas 10 minutash lojë, gjatë një goditje nga këndi ka fluturuar më shumë se kushdo dhe ka devijuar në portë topin duke shënuar.

Portugezi më pas ka bërë festën e zakonshme edhe pse në sy është dukur totalisht ndryshe nga herët e tjera dhe më i zbehtë dhe ende i nervozuar nga eliminimi në Champions.

Chiesa arratiset dhe i ikën Zappa në të majtë dhe kroson drejt shtyllës së afërt: Ronaldo, në një përpjekje për të goditur topin, godet portierin Cragno plotësisht, madje rrezikon ta dëmtojë atë keq. Dhe portieri mbetet në tokë.

Arbitri i jep karton të verdh por gjithçka shihet edhe në VAR. Ronaldo kërkon falje, por portieri kurohet pasi ishte gjakosur.

VIDEO 1

Related posts

LIVE/ Tirana-Skënderbeu. Pranë golit korçarët, Abibi shpëton portën

Delo.autor

MORATTI NË TELASHE/ Ish-presidenti i Interit po hetohet për tregti nafte me ISIS-in

Delo.autor

TALENTI PREMTUES/ Ish-futbollisti: Djali im do të ketë një karrierë të madhe

Isa.Autor

Leave a Comment