Futboll Sport

INCIDENTI I TMERRSHËM NË NDESHJEN E LIVERPOL/ Panik për jetën e portierit Rui Patricio (VIDEO)

Liverpool arriti një fitore shumë të rëndësishme në javën e 28-të të Premier League. Mjaftoi goli i Diogo Jota, në minutën 45’+2 të pjesës së parë, që “The Reds” të mposhtin me shifrat 0-1 Wolverhampton në shtëpi.

Në 45 minutat e dyta, Wolves u përpoqën ta ndryshojnë rrjedhën e takimin, por pa ia arritur synimit të tyre. Liverpool e menaxhoi rezultatin e fitores, edhe pse shpërdoroi raste goli. Sërish në fund të ndeshjes ndodhi një ngjarje, e cila e sfumoi rëndësinë e rezultatit dhe krijoi panik në fushë.

Në minutën e 90-të, portieri vendës Rui Patricio u përplas me shokun e tij të Conor Coady dhe mbeti në tokë pa ndjenja. Loja u ndërpre për 10 minuta dhe u desh ndërhyrja e mjekëve, të cilët sollën në vete portierin 34-vjeçar Rui Patricio, i cili u largua menjëherë në drejtim të spitalit më të afërt.

Në kuotën e 46 pikëve, po aq sa edhe Everton, djemtë e Jurgen Klopp renditen në vendin e gjashtë dhe vazhdojnë luftën për të siguruar pjesëmarrjen në Champion Leagu për sezonin e ardhshëm, edhe pse gara është ende e gjatë.

Related posts

Ronaldo tripletë, Real në Champions “mode” shkatërron Sociedad

Q.Autor

Roma-Benevento, miqtë kanë humbur 11 transfertat e këtij kampionati

Q.Autor

FRIKË TEK BAYERN/ Real Madrid po përgatit ofertën për mbrojtësin gjerman

Isa.Autor

Leave a Comment