Futboll Sport

I SHOKON TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Djali i Maradonës: Unë të trajnoj Juventusin? Më mirë i vdekur

“Në të ardhmen do të doja të bëhesha trajner. Nëse do të më ofronin stolin e Juves? Më mirë i vdekur!” Kjo u bë e ditur nga Diego Armando Maradona Junior, i cili foli në lidhje me “Tiki Taka”. “Ishte thjesht një shaka, duke e ditur se janë 10 mijë skuadra, ndaj nuk shoh pse duhet të trajnoj bardhezinjtë. Pastaj, nuk mendoj se Agnelli do të më merrte mua…”, – nxitoi të specifikojë deklaratën, që i bezdisi disa nga të ftuarit e pranishëm në studio.

Maradona Junior, një tifoz i thekur i Napolit, dha mendimin e tij për Gattuso: Gjatë sezonit kishte disa probleme me klubin, por unë mendoj se Gattuso meriton konfirmimin. Shpresoj se mund të qëndrojë edhe në të ardhmen”.

Mbi vdekjen e babait të tij, Diego Armando Maradona, ai përsëriti: “Mbetemi të bindur, duam të dimë të gjithë të vërtetën, sigurisht që nuk ishte rastësi. Ne jemi të lumtur me mbështetjen që kaq shumë njerëz po na japin si familje, që po e bëjmë këtë luftë bashkë për të vërtetën”.

Related posts

PROBLEME TEK NAPOLI/ Ja çfarë ka ndodhur gjatë stërvitjes së sotme

Isa.Autor

“BOTTLE CAP CHALLENGE”/ Pogba i përgjigjet sfidës së Ibrahimovic (VIDEO)

Delo.autor

I PAPËRMBAJTSHËM KUKËSI/ Rroca dhe Ethemi dhurojnë spektakël dhe ndëshkojnë Apoloninë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment