Futboll Seria A Sport

PIOLI MERR LAJMIN E MIRË/ Ibra rikhehet në stërvitje pas dëmtimit. Gati për “finalen” ndaj Manchester United

Zlatan Ibrahimovic është aty. Ditën që mori lajmin e kthimit në kombëtaren suedeze, pas pothuajse pesë vitesh mungesë, sulmuesi 39-vjeçar “ndez motorët” e tij. Dhe tani, padyshim që synon kthimin ndaj Manchester United, ish-ekipit të tij në Ligën e Europës, pasi mbeti larg fushave të blerta për më shumë se dy javë.

Siç raportohet nga “Sky Sport”, Ibra e përballoi të gjithë seancën stërvitore sot, së bashku me ekipin kuqezi. Një hap i mëtejshëm drejt kthimit në kapacitetin e plotë, më i rëndësishmi, pasi dje nisi punën pjesërisht me grupin.

Me pak fjalë, Ibrahimovic është plotësisht në dispozicion të Piolit për ndeshjen delikate të së enjtes mbrëma kundër Manchester United, e vlefshme për kthimin e “Europa League”. Ndeshja e parë në “Old Trafford” përfundoi 1-1, javën e shkuar. Tani do të jetë në dorën e trajnerit kuqezi për të vlerësuar aktivizimin e tij të mundshëm, gjatë ndeshjes, në vazhdim ose nga minuta e parë, kundër “Djajve të Kuq” të Solskjaer.

Është e mundur që Ibra të luajë nga fillimi, duke marrë parasysh që Rafael Leão nuk është në gjendjen më të mirë për shkak të një problemi muskular. Nëse suedezi e nis nga stoli, roli i sulmuesit të parë do të mbahet nga Rebic, i skualifikuar në kampionat (Serie A) për dy ndeshjet e ardhshme. Ibra ka humbur 4 ndeshje që kur u dëmtua, ai mungon nga data 28 shkurt, kur u dëmtua në sfidën e Milanit me Romën.

Related posts

THANË BIR K*RVE PËR NEYMAR/ Motra e brazilianit reagon e acaruar: Ju…

Delo.autor

SPEKTAKOLATE/ Në rrugët e Parisit sot nun ka më vende, “derdhen” tifozët francezë (FOTO)

Isa.Autor

ÇFARË SPEKTAKLI/ Chelsea – Arsenal, shënohet goli i pestë, ja rezultati (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment