Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Real Madrid-Atalanta. Rezultati 3-1

Luhet duke filluar nga ora 21:00, ndeshja e kthimit në Ligën e Kampioneve, mes Realit të Madridit dhe Atalantës, pasi e para në Bergamo u mbyll me fitoren e madrilenëve, me rezultatin minimal 0-1.

Përballja mes tyre në Itali, ngjalli shumë polemika, pas kartonit të kuq ndaj Frojler në minutën e 17’, pas një ndërhyrje ndaj Mendi jashtë zonës. Atalanta u detyruar të luante shumicën e ndeshjes me një lojtar më pak, pas një fillimi shumë të mirë ku kishte rrezikuar disa herë portën e spanjollëve. Goli i Mendi në minutën e 86’ vendosi ndeshjen, me skuadrat që sot do të kërkojnë kualifikimin.

Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, me skuadrën e Zidanit që vjen si favorite në këtë ndeshje, për faktin se luan në shtëpi dhe e nis ndeshjen me një gol epërsi. Nga ana tjetër, Atalanta do të kërkojë surprizën për t’u kualifikuar më tej, me Gasperinin, që siç bën gjithmonë e ka studiuar ndeshjen në detaje.

Për sa i përket formacioneve, mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti si gjithmonë e nis titullar ndeshjen e sotme, dhe ka si detyrë të ndalë sulmet e madrilenëve, siç bëri edhe në ndeshjen e kaluar.

 

LIVE/ Real Madrid – Atalanta 3-1

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 85/ Real Madrid dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Marco Asensio.

MINUTA 83/ Atalanta ngushton shifrat me golin e shënuar nga Luis Muriel.

MINUTA 60/ Real Madrid dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Sergio Ramos me penallti.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINTUA 34/ Real Madrid zhbllokon sfidën me golin e shënuar nga Karim Benzema.

MINTUA 1/ Starton ndeshja

Related posts

SKANDALI/ “Në Gjermani ka elementë racistë”: Boateng flet për situatën e Ozil

Isa.Autor

“SUSO MUND TË LARGOHET”/ Ish-mesfushori i Milanit: “Kuqezinjtë” nuk e kërkojnë kot Politanon…

Delo.autor

NUK KANË FUND TELASHET PËR INTER-IN/ Lukaku feston ditëlindjen në fshehtësi me shokët e skuadrës dhe policia…

Delo.autor

Leave a Comment