Futboll

Mandzukic udhëheq sulmin e Juventusit

Mandzukic pritet ta zë vendin e Higuainit në sulm, Dybala do të ulet sërish në stol – ndërsa Sandro mund të shkojë para për formacionin 4-3-3 së bashku me Costan.
“Gazzetta dello Sport” raporton se sulmuesi Mario Mandzukic, pritet ta zë vendin e Gonzalo Higuainit të dëmtuar kundër Atalantas.

Në pozitën e kroatit mund të startojë mbrojtësi, Alex Sandro, gjithnjë sipas “Gazzetta dello Sport”, ndërsa në krahun tjetër do të luajë nga fillimi Douglas Costa.

Paulo Dybala pritet ta nisë sërish ndeshjen nga stoli, pasi nuk e ka kapur ende ritmin e lojës pas lëndimit që e mbajti për një kohë jashtë fushave, transmeton Gazeta Express.

Formacionet e mundshme sipas “Gazzetta dello Sport”:

Juventus: Buffon, Lichtsteiner, Rugani, Chiellini, Asamoah, Marchisio, Pjanic, Matuidi, Douglas Costa, Mandzukic, Alex Sandro

Atalanta: Berisha, Toloi, Palomino, Masiello, Castagne, De Roon, Freuler, Spinazzola, Cristante, Ilicic, Cornelius.

 

 

Related posts

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Shehi kërkon maksimumin, Tirana ndaj “Kurbinasve” me më të mirët

Delo.autor

REALI I DHA LAMTUMIRËN KUPËS SË MBRETIT/ Zidane: Humbja më e rëndë e karrierës sime!

Delo.autor

Në derbin mes Milan dhe Inter fitojnë mërzia dhe VAR

Sadik.Autor

Leave a Comment