Futboll

Probleme me Mourinhon, Pogba mund të kthehet te Juventusi

Paul Pogba është gati të lërë Manchester United nëse Jose Mourinho do të vazhdojë të drejtojë në “Old Trafford”.

Marrëdhënia mes të dyve ka prekur pikën kritike këtë muaj, kur trajneri portugez e ka lënë jashtë formacionit. Ndërkohë, menaxheri italian i mesfushorit, Mino Raiola, mësohet të ketë nisur bisedimet me Real Madrid për mundësinë e transferimit në verë, edhe pse në kontratë, Pogba ka një klauzolë që mund të blehet nga Juventus për 60 milionë euro.

“The Sun” citon një burim nga Manchester United: “Marëdhënia mes tyre është e ftohtë dhe Paul ka bërë të ditur se dëshiron të largohet nëse Mourinho do të qëndrojë”.

Vetëm një muaj më parë, trajneri portugez zgjati kontratën e tij me klubin deri në verën e vitit 2020, edhe pse ai është nën presion për shkak të rezultateve që ende nuk bindin.

 

Related posts

RONALDO DO MUNGOI/ Në Milano po bëhet “NAMI” për Itali-Portugali

Isa.Autor

HOLANDA NË ANKTH/ Dëmtohet ylli i skuadrës dhe rrezikon pjesmarrjen në “EURO 2020”, ja emri…

Delo.autor

AFRIMI I BALE TEK TOTTENHAM/ Mourinho “thumbon” Zidane: Shpresoj që në fund të sezonit të gjithë…

Delo.autor

Leave a Comment