Bundesliga Futboll Sport

“KUR ISHA 6 VJEÇ IDHULLI IM ISHTE ROBERO BAGGIO”/ Ylli Lewandowski: Nuk ekziston një lojtar më i madh se të tjerët, por…

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, ka shprehur mendimin e tij mbi futbollistët më të mirë të historisë.

“Kur isha 6 vjeç, idhulli im ishte Roberto Baggio. Edhe Alessandro del Piero ka qenë një shembull në vitet pasues. Por isha akoma shumë i ri për të kuptuar se cila ishte veçoria e stilit të tij”, ka thënë sulmuesi polak për Sport Bild.

“Edhe Thierry Henri më ka bërë shumë përshtypje një herë. Në rininë time, doja të vrapoja pikërisht si ai. Doja ta imitoja në gjithçka. Nuk ekziston një lojtar më i madh se të tjerët, por disa lojtarë krijojnë epokën e tyre”.

“Në 10-15 vitet e fundit kanë qenë Messi dhe Ronaldo, plus Ronaldinho. Para tyre, braziliani Ronaldo. Janë të gjithë lojtarë fantastikë që kanë bërë futbollin të bjerë në dashuri me lojën e tyre. Më të mirët e dinë si di bëjnë të lehta edhe gjërat më të komplikuara”.

Related posts

SERIE A/ Drama e Higuainit: Doja të braktisja futbollin prej nënës së sëmurë

Sadik.Autor

FORMACIONET ZYRTARE/ Kosova me sulm “të frikshëm”, kërkohet vetëm fitorja

Isa.Autor

“FITORE E RËNDËSISHME NDAJ GENOAS”/ Pirlo: Reagimi i Ronaldos? Ishte i zemëruar sepse…

Delo.autor

Leave a Comment