Futboll

Karikatura e ditës: “Het-trik? Më me rëndësi miqësia” (FOTO)

Ronaldo është personazhi kryesor në karikaturën e ditës, së bashku me Bale e Benzema.
Goal ka publikuar karikaturën e ditës ku personazhi kryesor është pesë herë më i miri i botës, Cristiano Ronaldo.

Në fitoren prej 4-0 të Real Madridit kundër Alavesit në “Santiago Bernabeu”, Bale gjeti golin, po ashtu edhe Ronaldo (2), madje CR7 pati mundësinë për të realizuar het-trik, por ia dhuroi penalltinë Karim Benzemas, për ta kompletuar edhe ai me gol paraqitjen mbresëlënëse, ku dhuroi dy asistime.

“Penallti, Ronaldo për het-trik? Jo, miqësia është më me rëndësi”, shkruan Goal.

Përveç kësaj, për shkak të vërshëllimave ndaj Benzemas nga tifozët, në golin e parë Cristiano iu drejtues atyre që ta duartrokasin sulmuesin francez që dhuroi asist të mrekullueshëm për golin hapës të sfidës.

 

Related posts

TIRANA-EGNATIA/ Zgjat vetëm 6 minuta festa “bardheblu”, Imeri ndëshkon me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

THUR ELOZHE PËR BERLUSCONI-N/ Ibrahimovic: Fuqia s’bën gjërat e duhura, thjesht shkruan historinë (FOTO)

Delo.autor

Nga finalja e 1984 tek forma super e klubit roma, ja sekretet e Liverpool-Roma (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment