Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“KATAR 2022″/ Trajneri Reja mendon të grumbullojë portierin që u largua në janar nga Superiorja, ja emri…

Te Shqipëria po bëjnë gati lojtarët që do të grumbullojnë për ndeshjet në fund të këtij muaji për kualifikueset e Botërorit, ndaj Anglisë, San Marinos dhe Andorrës.

Tashmë edhe është konfirmuar, se fantazisti i Empolit, Nedim Bajrami do të jetë risia e Kombëtares për ndeshjet e këtij muaji. Megjithatë Bajrami me shumë mundësi nuk do të jetë risia e vetme në grumbullim. Sipas asaj që raportojnë mediat irlandeze, portieri i Dundalk, Alesio Abibi pritet të jetë në grumbullim me Shqipërinë për ndeshjet e këtij muaji. Thuhet se lojtarit i është bërë me dije se do jetë i grumbulluar dhe në listë për 3 ndeshjet e radhës, por deri tani nuk ka asgjë zyrtare.

Kujtojmë se portieri 24-vjeçar u larguar nga Superiorja në muajin janar të këtij viti, teksa pasi mbylli kontratën me Kastriotin kaloi te skuadra irlandeze e Dundalk, teksa para dy sezoneve ka qenë edhe pjesë e Tiranës.

Related posts

Ukraina mbron dy lojtarët e kombëtares kroate

Isa.Autor

HUMBJA ME PËRMBYSJE NDAJ BOLOGNAS/ De Vrij: Bëjmë mirë ta harrojmë

Delo.autor

“MË IKU TRURI”/ Klaus Gjasula flet për autogolin dhe golin me Kroacinë

F.autor

Leave a Comment