Futboll

Sportisti i njohur përfundon në polici, e pabesueshme se çfarë i bëri qëllimisht të dashurës së tij…

Një sportist i njohur ndërkombëtar po përballet me akuzat se ka infektuar me HIV/AIDS ish të dashurën. Sportisti, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u pyet nga policia britanike javën e kaluar lidhur me këto pretendime. Hetimi ka nisur që prej vitit 2015, kur një grua denoncoi në polici se kishte pasur marrëdhënie seksuale me sportistin në periudhën midis viteve 2013- 2015.

Autoritetet janë duke hetuar për të zbuluar nëse sportisti ka infektuar me HIV qëllimisht apo pa dashje ish të dashurën. “The Sun” thotë se ai i mohoi pretendimet në polici, por është shprehur i shqetësuar për akuzat e ngritura ndaj tij.

Autoritetet janë duke kërkuar të dhënat mjekësore për të mësuar nëse ky sportist kishte dijeni për gjendjen e tij në vitin 2013, para se të lidhej me gruan e cila ka bërë denoncim. Nëse ai dënohet dhe shpallet fajtor se e ka infektuar qëllimisht, përballet me burgim të përjetshëm.

Related posts

Maradona ‘çudit’ botën e futbollit: Do të kisha fituar më shumë topa të artë se Messi e Ronaldo

Q.Autor

Kapiteni madrilen, mesazh prekës për largimin e Zizu

Sadik.Autor

Tuchel do yllin e “Zonjës”/ PSG nis kontaktet me bardhezinjtë, gati NJË MAL ME PARA

Isa.Autor

Leave a Comment