Futboll Sport

NJOFTOI TËRHQJEN NË VITIN 2010/ Ish-lojtari i Milanit i rikthehet futbollit të luajtur në moshën 48-vjeçare

Pasi njoftoi tërheqjen nga futbolli në vitin 2010, ish-portieri i Milanit, Zeljko Kalaç është rikthyer në futbollin e luajtur në moshën 48-vjeçare.

Ish-portieri i Milanit, i cili luajti me kuqezinjtë nga viti 2005 deri në 2009, ka zbritur në fushë ditën e diel me skuadrën nga divizioni i shtatë në Kroaci, Tompojevci, për t’i ardhur në ndihmë këtyre të fundit, teksa është bllokuar në Kroaci nga Koronavirusi.

Kalaç u aktivizua në portën për Tompojevcin, në miqësoren ndaj skuadrës tjetër kroate të Tovarnik. 48-vjeçari ka luajtur për 45 minuta në ndeshje, teksa në pjesën e dytë u largua, me ekipin që më pas pësoi 4 gola, ndërkohë që pjesa e parë ishte mbyllur 1-1.

Related posts

E PABESUESHME/ FIRMOSI pak ditë më parë me MILANIN, sot Leonardo e largon…

Isa.Autor

E BUJSHME/ Mourinho refuzoi 12 milionë paund nga Reali, ja si spanjollët i ofruan bonus për të mos firmosur

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Manchester City mposht Club Brugge me “POKER” dhe mban kreun e grupit

Delo.autor

Leave a Comment