Futboll Shqipëri Sport

“QATAR 2022″/ Stadiumi “Air Albania” bëhet gati për ndeshjen me Anglinë, shikoni çfarë ndodh me fushën (VIDEO)

Që pas ditëve të ftohta, kur Shqipëria u mbulua nga dëbora edhe në kryeqytet apo qytetet bregdetare, në stadiumin kombëtar “Air Albania” ka nisur një punë intensive për procesin e rigjenerimit të barit në tapetin e fushës.

Pasi u bë korrja e barit, është bërë edhe rimbjellja e tij. Për rigjenerimin e fushës është vendosur sistemi i ventilimit dhe llambave që do të përdoren për ngrohjen e barit në ato zona të fushës ku nuk bien shumë rreze të diellit.

Në videon e siguruar nga “Panorama Sport”, shihet teksa punëtorët e fushës, hedhin farën për të rrënjët e barit, në mënyrë që ky të rritet në atë pjesë të fushës dhe të jetë gati për ndeshjen me Anglinë, e cila është planifikuar të luhet më 28 mars.

 

Related posts

ZYRTARE/ Renditja e re e FIFA-s, ja çfarë ndodh me Shqipërinë (FOTO)

Q.Autor

MERKATO E VERËS/ I padëshiruar në Milano, mesfushori Vidal gjithnjë e më larg Interit

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Nga La Masia në titullar, Barcelona kërkon të blindojë talentin e madh

Delo.autor

Leave a Comment