Futboll La Liga Sport

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Ish-agjenti i njohur: Messi dhe Neymar mund të aktivizohen së bashku tek klubi…

Ish-agjenti i Nejmar, Andre Kuri ka bërë një deklaratë të bujshme sa i përket çështjes së përfolur për ribashkimin në sulmin e Barcelonës të Nejmarit dhe Lionel Mesit.

Vitin e kaluar, sulmuesi argjentinas, Lionel Mesi kërkoj të largohej nga Barcelona në merkaton e verës dhe një ndër destinacionet që u përfol për argjentinasin ishte pikërisht PSG-ja, ekip ky ku kishte mundësinë të bashkohej me shokun e tij Nejmar.

Por me zgjedhjen e presidentit të ri gjërat duket se kanë ndryshuar. Presidenti i ri, Joan Laporta u shpreh se do të bënte gjithçka që të mbante Mesin në skuadër. Fill pas kësaj deklarate, ish-agjenti i brazilianit Nejmar, Andre Kuri,  ka dhënë një deklaratë tjetër të bujshme duke u shprehur se : ‘’Nejmar mund të luajë përsëri me Mesin, por jo tek PSG-ja por tek Barcelona’’.

Një deklaratë e bujshme kjo teksa situata ndryshon në favor të Barcelonës e cila për ti plotësuar dëshirën Mesit mund të rikthejë brazilianin përsëri në ‘’Kamp Nou’’.

Related posts

Hakan Calhanoglu shënon golin e parë ndaj Bolonjës

Sadik.Autor

TRONDITET REALI/ Lopetegui me “dhimbje koke”, SUPER mesfushori do OPEROHET

Isa.Autor

Leroy Sane shënon golin e parë ndaj West Ham (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment