Futboll La Liga Sport

FITORE SPEKTAKOLARE/ Real Madrid mposht me përmbysje Celta Vigon dhe i bën presion Atleticos

Real Madrid ka marrë një fitore të rëndësishme pasditen e sotme ndaj Celta Vigos në transfertë me shifrat 1-3, ku heroi madrilen ishte Karim Benzema.

Pikërisht francezi shënoi dy herë në pjesën e parë në minutat 20′ dhe 30′. Fillimisht, Benzema shfrytëzoi në maksimum një pasim perfekt të Toni Kroos, ndërsa te goli i dytë e pati më të thjeshtë, pasi vendasit bënë një gafë amatore në zonën e tyre.

Celta arriti të reagonte në fundin e pjesës së parë me anë të Santi Mina, i cili ndëshkoi Courtois me një goditje të bukur me kokë. Pjesa e dytë ishte një administrim perfekt i ekipit të Zidane që ruajti avantazhin deri në fund, ku pati vend edhe për golin e tretë. Marco Asensio shkundi rrjetën në minutën e 94′, duke mbyllur gjithçka 1-3. 3 pikë shumë me vlerë për Realin që ngjitet në vendin e dytë me 3 pikë më pak se kryesuesit e Atletico Madrid.

Related posts

Kualifikohen tetë ekipet/ Ja skuadrat që prenë biletën për në çerekfinalet e Champions League

Q.Autor

SHTYHET STARTI I SUPERIORES/ Viti i ri kalendarik starton me Kupën e Republikës, ja datat dhe oraret

Delo.autor

LA LIGA/ Ai që zbuloi Sergio Ramos emërohet trajneri i ri i Sevilla

Sadik.Autor

Leave a Comment