Futboll Sport

KA PASUR NJË KARRIERË SHUMË TË SUKSESSHME/ Ibrahimovic “çmend” Amerikën: Kam fituar tituj më shumë se…

Zlatan Ibrahimovic ka thënë se gjatë karrierës së tij ai ka fituar më shumë trofe se e gjithë MLS-ja

Sulmuesi suedez i LA Galaxy foli për media pas një seance stërvitore para ndeshjes kundër San Jose Earthquakes, duke nënvizuar se ka ardhur në MLS për të fituar tituj.

“Kam ardhur këtu sepse kam fituar shumë, nuk kam ardhur për t’u çlodhur. Ky jam unë, i kam fituar 33 trofe; më shumë se e tërë MLS-ja, mendoj”, tha Ibrahimovic.

Zlatan ka pasur një karrierë shumë të suksesshme, duke i fituar katër tituj me Ajaxin në Holandë. Në Itali, ai i fitoi pesë tituj në ligë me Interin dhe Milanin, si dhe pesë trofe të Superkupës italiane. Në Francë, me PSG-në ai i fitoi tre tituj të ligës, tre trofe të Superkupës dhe dy trofe të Kupës.

Në Spanjë me Barcelonën, Ibra e fitoi një herë ligën, dy herë Superkupën, një herë Ligën e Kampionëve dhe një herë Kupën e Botës për Klube.

Ndërsa në Angli me Manchester Unitedin, ai e fitoi Ligën e Evropës, Kupën e Ligës dhe Superkupën.

Related posts

NATË HORRORI PËR BOATENG/ Teksa luante në fushë, hajdutët bënin kërdinë

Delo.autor

MENDON PËR SEZONIN E RI/ E ka trajnuar më parë, Gasperini kërkon tek Atalanta ish-lojtarin e Interit…

Delo.autor

RONALDINJO PËRËRI NË TELASHE/ Akuzohet për mashtrim e duhet të dëshmojë në Parlament

F.autor

Leave a Comment