Futboll Kategoria Superiore Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Vllaznia mposht Kastriotin në frymën e fundit dhe merr kreun

Vllaznia rikthehet te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur minimalisht ditën e sotme Kastriotin, falë një goli të Ardit Hoxhajt në minutën e 92’.

Shkodranët vuajtën shumë gjatë gjithë ndeshjes, ku skuadra e Ndreut kishte disa raste për shënim, por nuk ia doli ta dërgojë topin në fundin e rrjetës. Atë që nuk bënë krutanët, e bënë shkodranët. Ishte Ardit Hoxhaj, ik cili pas një krosimi nga Arsid Kruja nga goditja e këndit, i gjendur bosh në zonë, gjuan me kokë dhe mposht portierin Hidi. Pas golit Vllaznia u vendos mirë në prapavijë dhe ia doli të ruajë avantazhin në minutat e fundit. Me këtë fitore shkodranët marrin vendin e parë me 45 pikë, pas humbjes së Laçit ndaj Tiranës.

Related posts

YLLI FRANCEZ REFUZOI RINOVIMIN ME KLUBIN/ Meco: Mbappe? PSG duhet të përdorë formulën Rabiot

Delo.autor

FOTOLAJM/ Dëmtimi i rëndë i yllit të Realit, Zidane nuk e sheh dot me sy

Delo.autor

MAQEDONIA E VERIUT/ Shkëndija triumfon në derbin e shqiptarëve ndaj Renovës, Shkupi bën detyrën

Delo.autor

Leave a Comment