Ndeshjet Live Sport

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Real Sociedad-Barcelona. Rezultati 1-6

Barcelona do të kërkojë të mbetet në binarë në luftë për titull në La Liga, sonte kur ta vizitojë Real Sociedadin e Adnan Januzajt. Skuadra e Ronald Koeman është në një ecuri prej pesë fitoreve radhazi dhe do të kërkojë ta shfrytëzojë formën e lartë për të mbetur në hap me liderin Atletico Madrid në luftë për titull, raporton Gazeta Express.

Barça e viziton Sociedadin në San Sebastian në orën 21:00, e vetëdijshme se çfarëdo rezultati negativ do të nënkuptonte hap mbrapa në garë për titull.

Sociedadi, i cili renditet në vendin e pestë dhe është duke luftuar për top katërshe këtë sezon, u trondit nga Granada në ndeshjen e fundit dhe do të kërkojë ta shmangë dështimin e dytë radhazi. Koeman ka vendosur të luajë me treshen Lionel Messi, Ousmane Dembele dhe Antoine Griezmann. Ndërkohë, Adnan Januzaj, kosovari i Belgjikës, është lënë në stol për këtë ndeshje.

 

LIVE/ Real Sociedad – Barcelona 1-6

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 89/ Barcelona shënon golin e gjashtë falë Lionel Messit.

MINUTA 77/ Real Sociedad ngushton diferencënb falë golit të shënuar nga Ander Barrenetxea Muguruza.

MINUTA 71/ Barcelona shënon golin e pestë falë Ousmane Dembele.

MINUTA 56/ Barcelona shënon golin e katërt falë Lionel Messit.

MINTUA 53/ Barcelona thellon shifrat me golin e shënuar nga Sergino Dest.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 43/ Barcelona dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Sergino Dest.

MINTUA 37/ Barcelona kalon në avantazh me golin e shënuar nga Antoine Griezmann.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

Ronaldo te Juventusi, por Real synon yllin e Serie A

Sadik.Autor

NDESHJE E PËRGJAKUR NË SERIA A/ Vdes tifozi i Interit, u ther me thikë gjatë duelit kundër Napolit (VIDEO)

Delo.autor

BARAZIMI I JUVENTUS ME FIRENCE-N/ Rrjetet sociale “shpërthejnë” kundër “spektatorit” Ronaldo (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment