Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“JAM I LUMTUR QË KTHEHEM TEK KOMBËTARJA”/ Ajeti: Plani për ndeshjet e marsit? Të luajmë me zemër dhe me shpirt

Ai ishte shtyllë e mbrojtjes kuqezi në finalet e “Euro 2016”. Deri aty, eksperienca me kombëtaren kishte qenë mbresëlënëse. Pastaj nisi e tatëpjeta për karrierën e Arlin Ajetit, në rang klubesh, çka u pasqyrua rrjedhimisht edhe në ekipin tonë përfaqësues. Pas disa kohë mungese, shtatlarti është kthyer, me ftesë të trajnerit Edy Reja, për kualifikueset e këtij muaji. Futbollisti i Reggiana në Serie B ka dalë në konferencë për shtyp, ditën e parë të grumbullimit kuqezi për tri sfidat e marsit. Ndër të tjera, ai ka nënvizuar:

“Jemi të gjithë lojtarët që kemi luajtur rregullisht. Kemi besim se do të dalim mirë në ndeshjet e ardhshme. Mua më duket se ka kaluar një kohë e gjatë që nuk luaj për kombëtaren. Jam shumë i lumtur që u riktheva. Kombëtarja ka pasur një grup të mirë, njësoj si tani.

Plani për ndeshjet e marsit? Trajneri e di si do t’i përgatisim ato. Në klubet tonë kemi dhënë maksimumin. Te kombëtarja luajmë me zemër dhe me shpirt. Duhet të bëjmë mirë ndaj të gjithë kundërshtarëve. Shpresojmë që nga ndeshjet e ardhshme të marrim maksimumin. Do të futemi në fushë për të marrë maksimumin. Sidomos me Andorrën, nuk duhet ta nënvlerësojmë, pasi e kemi parë në të kaluarën se na ka hapur probleme.

Ne të gjithë e njohim njëri-tjetrin. Nuk kemi ardhur nga pushimet, por jemi stërvitur me skuadrat tona. Njohja e njëri-tjetrit e bën më të lehtë misionin, pasi nuk jemi një skuadër e re. Nuk kemi pasur shumë kohë bashkë, por mendoj se do t’ia dalim.

Le të mendojmë si fillim vetëm për Andorrën. Nuk duhet ta nënvlerësojmë kundërshtarin. Mjafton të kujtojmë ndeshjet e kaluara. Ne e dimë se çfarë na pret. Duhet të fokusohemi vetëm te ndeshja dhe tek ato që na thotë trajneri”.

Related posts

SITUATË KAOTIKE TEK MILAN/ Kërcënime dhe tone të larta, portieri Donnarumma largohet me lot në sy nga…

Delo.autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Benzema dhe Mendy i dhurojnë fitoren Real Madrid dhe vazhdon ndjen ndaj rivalit në kryer

Delo.autor

LIVE/ Po luhet derbi i Londrës Arsenal-Tottenham. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment