Futboll Të tjera

Mancini: “Takim me Costacurta? Jam nën kontratë me Zenit!”

Roberto Mancini, sikurse tashmë është përfolur shumë, është njëri prej kandidatëve të mundshëm për tu emëruar në rolin e trajnerit të kombëtares së Italisë. Nevojitet një emër i madh e i konfirmuar për të rindërtuar përfaqësuesen azzurre të dërrmuar nga dështimi që nuk u kualifikua në finalet e Botërorit Rusi 2018, ndërkohë që e ardhmja mbetet akoma për tu shkruar.

Rezultate imazhesh për mancini costacurta

I kontaktuar nga “calciomercato.it”, Mancini i është përgjigjur kështu pyetjes relative në lidhje me të ardhmen e tij: “Takim me Costacurta? Jam nën kontratë me Zenit, si t’ja bëj tani. Vëmendja jonë tani qëndron te shanset për të përmbysur rezultatin e mbrëmshëm, disfatën ndaj Celtic, për Europa League”. Fjalë të pakta, por konçize ato të ish-teknikut të Inter dhe Manchester City, që shfaqin vullnetin e trajnerit për të stërvitur Italinë, por që në të njëjtën kohë thekson detyrimet kontraktuale që duhen respektuar me klubin rus, kontrata me të cilin skadon në 2020.

Related posts

“FANTAZMA E RONALDOS”/ Modric: Ai është një talent i madh, por gjithnjë është…

Isa.Autor

MERKAKTO E BUJSHME/ Sulmuesi Roshi mbyll aventurën në Hungari, rikthehet përsëri në Rusi tek klubi…

Delo.autor

Calderon i bindur/ Ronaldo do të shënojë 50 gola me Juventusin

Isa.Autor

Leave a Comment