Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SFIDA NDAJ ANDORËS PËR “KATAR 2022″/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë në Barcelonë, ja dy lojtarët që munguan…

Kombëtarja Shqiptare zhvilloi ditën e sotme duke filluar nga ora 17:00, stërvitjen e parë në Barcelonë, në prag të sfidës ndaj Andorrës, që kuqezinjtë do të zhvillojnë ditën e enjte.

Ky takim është i vlefshëm për eliminatoret e Botërorit 2022. Vlen të theksohet fakti se grupi i lojtarëve në stërvitjen e parë ishte thuajse i plotë, me përjashtim të portierit Etrit Berisha dhe sulmuesi Florian Kamberi, të cilët pritet të bashkohen në orët në vazhdim, raporton “Supersport”.

Në 15 minutat e para, kuqezinjtë zhvilluan vrapime të lehta për ngrohjet e muskujve, teksa në minutat në vazhdim vijuan më ushtrime tekniko-taktike.

Related posts

ASLLANI NUK SHIHET TITULLAR/ Inter kërkon edhe dy mesfushorë të tjerë pas Fratesi-t

F.autor

FINALJA EUROPA LEAGUE CHELSEA-ARSENAL/ Presidenti i Juventus udhëton në Baku, ja misioni i tij

Delo.autor

SHUHET BASHIM FINO/ Presidenti i Partizanit mesazh: Humba një mik të çmuar, u largua njeriu me të cilin…

Delo.autor

Leave a Comment