Futboll I pakategorizuar Kombëtarja Shqipëri Sport

SFIDA NDAJ ANDORËS PËR “KATAR 2022″/ Kombëtarja merr testet e tamponëve, ja 3 lojtarët që bashkohen me grupin…

Kombëtarja shqiptare zhvilloi në orën 17:00, seancën e parë stërvitore në qendrën stërvitore të klubit Espanjol në Barcelonë në prag të sfidës ndaj Andorrës që do të zhvillohet ditën e enjtë.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të FSHF-së, zyra e shtypit ka bërë me dije, se  para mbërritjes në Barcelonë të gjithë lojtarët dhe stafi i janë nënshtruar testeve me tampon ku për fat të mirë të gjithë kanë rezultuar negativë.

Ndërkaq raportohet se Etrit Berisha, Mario Mitaj dhe Federik Veseli do të bashkohen me grupin në orët e mbrëmjes së sotme pasi kanë qenë të impenjuar me klubet e tyre.

Për sa i përket seancës së sotme stërvitore, mësohet se një pjesë e lojtarëve kanë zhvilluar një seancë stërvitore me intensitet të plotë, ndërkohë që një grup tjetër ka bërë vetëm një seancë të pjesshme.

Më konkretisht, lojtarët Sokol Cikalleshi, Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Armando Broja, Erion Hoxhallari, Ylber Ramadani dhe Florian Kamberi janë bashkuar sot me grupin për shkak të impenjimeve me klubet e tyre në fundjavë dhe kanë bërë stërvitje të ndarë nga grupi.

Related posts

PIRLO MERR LAJMIN E KEQ/ Talenti Chiesa dëmtohet në fazën delikate të sezonit. Ja kur pritet rikthimi i tij…

Delo.autor

“LARGOHEM NGA KËTU”/ Mesfushori i Interit me sondazh për të ardhmen

F.autor

“AI MIU I KANALEVE DHE XHUXHI HORMONAL”/ Zbulohen bisedat skandaloze ndaj Messit nga ish-drejtuesit e Barcelonës

F.autor

Leave a Comment