Futboll Premier League Sport

ËSHTË NJË “MAKINERI” GOLASH/ Liverpool, United dhe City në garë për shërbimet e talentit të Salzburg…

Erling Braut Haaland ishte padyshim një zbulim i madh i Salzburg, që vit pas viti ka prodhuar shumë talente. Pas Haaland, tek ekipi austriak spikati edhe Szoboszlai, i cili zgjodhi Leipzig, ndërsa tani ai që po mahnit është Patson Daka.

Sulmuesi 22-vjeçar nga Zambia është një makineri golash dhe po merr përdore ekipin e Salzburg drejt titullit kampion këtë sezon. Daka kërkohet nga disa prej ekipeve më të mëdha, që janë gati të bëjnë edhe çmendurira për të siguruar shërbime te tij.

Sipas mediave në Austri, interes të fortë për Dakan kanë shfaqur Liverpool, Manchester United dhe Manchester City. Kartoni i sulmuesit vlen të paktën 35 milionë euro dhe pritet që në merkaton e verës të vendoset gjithçka mbi të ardhmen e Haalandit të ri.

Related posts

U “DIVORCUA” NË DITËN E SHËN VALENTINIT/ Eros Grezda gjen shpejt “strehën” e radhës të karrierës së tij

Delo.autor

Real Madrid “surprizon” Milanin, spanjollët janë gati për ta transferuar talentin…

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ E ardhmja e Messit tek PSG, ja kur do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore…

Delo.autor

Leave a Comment