Futboll Sport

E DUAN REALI DHE BARÇA/ Talenti Erling Haland zbulon të ardhmen

Erling Haland flet për të ardhmen e tij nga grumbullimi me kombëtaren norvegjeze në Marbeja.

Sulmuesi i Dortmundit, i cili po monitorohet nga Reali, Barça dhe gjigantë të tjerë Europianë, tha se nuk është ky momenti i duhur për të marrë vendime për të ardhmen:

“Kam ende edhe 3 vite kontratë dhe nuk jam i shqetësuar për këtë”.

Së bashku me Mbapenë, 20-vjeçari është në rrugën për t’u bërë ylli i ardhshëm i futbollit europian gjatë dekadës së ardhshme.

Megjithatë, ai tregohet modest kur flitet për Ronaldon dhe Mesin:

“Ata janë ende shumë larg”. Haland vijoi formën e tij fantastike edhe në fundjavë, me dopietën ndaj Këlnit, por Dortmundi nuk shkoi më tepër se një barazim 2-2.

I pakënaqur nga loja e skuadrës, ai hyri i
zemëruar në tunel, pasi i flaku fanellën lojtarit spanjoll Horge Mere.

Mere, i cili i kishte kërkuar atij fanellën, nuk mori as një shtrëngim duarsh.

“Isha shumë i zemëruar pas ndeshjes, bëra një gjest të gabuar duke i hedhur fanellën lojtarit që e kërkoi dhe i kërkoj ndjesë për këtë”, tha Haland.

Related posts

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Inter-Real Madrid. Rezultati 0-2

Delo.autor

Sonte rikthehet Champions League, skuadra shqiptare luan një transfertë “luksi”

Isa.Autor

FOTOLAJM/ Koreografi speciale në sfidën ndaj Greqisë, shikoni spektaklin e tifozëve të Kosovës

Delo.autor

Leave a Comment