Futboll Sport

FITORE SPEKTAKOLARE/ Kosova mposht me “POKER” Lituaninë në miqësore

Kosova ka dhuruar spektakël mbrëmjen e sotme, pasi ka marrë një fitore 4-0 ndaj Lituanisë në një test miqësor. Dardanët e nisën mjaft mirë ndeshjen pasi në minutën e 27’ morën avantazhin me anë të Arbër Zenelit.

Pjesa e dytë ishte akoma më shumë spektakolare për Kosovën, që gjeti golin e dytë me anë të Vedat Muriqit. Sulmuesi i Lazios shfrytëzoi në maksimum një krosim pefekt të Milot Rashicës.

Arbër Zeneli shënoi golin e tretë në minutën e 71-të, përpara se Besar Halimi të shënonte një super super gol, ku dribloi 3 lojtarë dhe më pas mposhti portierin. Kështu, Kosova feston një fitore 4-0 në kuadër të ndeshjes që do të luajë ndaj Suedisë.

Related posts

“MOS I JEP MAKINËS SI MASTRUBUES”/ Paul Pogba befasohet nga mesazhi misterioz (FOTO)

Delo.autor

Gledi Mici në tregun e merkatos: Dua të firmos jashtë, por nuk e përjashtoj edhe një rikthim te…

Sadik.Autor

NAPOLI HUMBET KREUN E SERIE A/ Ekipi i Contes zhgënjen ndaj Comos, autogol Rrahmani

F.autor

Leave a Comment