Futboll Sport

BARAZIMI NDAJ UKRAINËS PËR “KATAR 2022″/ Trajneri Deschamps: Rruga drejt Botërorit do të jetë e frikshme edhe për…

Rrallëherë shihet një Didië Deshamp nervoz, por pas barazimit të djeshëm me Ukrainën në Paris, të gjithë e panë se një mimikë agresive e trajnerit të Francës ekzistuaka. Dhe për ta përforcuar edhe më shumë zhgënjimin e tij, e treguan edhe fjalë në konferencën për shtyp:

“E kisha paralajmëruar përpara kësaj sfide, se në eliminatoret e Botërorit nuk lejohen gabimet, madje në momentet e vështirësisë duhet ta çmontosh deri në fund kundërshtarin. Dhe ne e bëmë shumë mirë këtë, duke shpërdoruar në fillim, por gjetëm edhe avantazhin me Grizmanin. Ajo që nuk kuptoj është se si mund të ulësh ritmin pasi je në avantazh dhe e sheh në vështirësi rivalin. Në vend që të dyfishonim rezultatin dhe ta mbyllnim ndeshjen që në pjesën e parë, në fund na u desh që të pësonim dhe të linim dy pikë që i kishim nën kontroll.

E di që me këtë kalendar të ngjeshur ritmi nuk është i lehtë për t’u gjetur dhe për t’u mbajtur për 90 minuta, por nëse nuk ndryshojmë sjellje, rruga drejt Botërorit do të jetë e frikshme edhe për ne që jemi kampionët në fuqi”, tha Deshamp

Related posts

Formacioni më i mirë në histori të La Ligas: Nga Messi, Johan Cruyff e deri tek Alfredo Di Stefano

Isa.Autor

“NJË VIT TJETËR SI KY NUK…”/ Conte pendohet, zbulohet fraza befasuese e ish-trajnerit të Inter-it

Delo.autor

LIVE/ Leicester-Arsenal, Tielemans kalon vendasit në avantazh

Delo.autor

Leave a Comment