Futboll Seria A

Nga Anglia: Kessie ëndërron Manchester United

Kessié ëndërron Manchester United dhe që nga merkato e ardhshme, “Djajtë e Kuq” mund të trokasin te dera e Milan, për ta blerë. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë është në huazim 2-vjeçar me detyrim blerje. Por, Premier League ka qenë gjithmonë ëndrra më e madhe e vetë futbollistit. Në gjurmët e mesfushorit të Milan janë vënë tashmë edhe Chelsea, Tottenham, Arsenal, Liverpool, Everton dhe Manchester City.

Referuar lajmeve që raporton tabloidi britanik ‘Daily Express’, interesimi i klubeve të kampionatit anglez janë në sinkron të plotë edhe me vetë ëndrrën e futbollistit, i cili në kohën kur luante te Atalanta, pat deklaruar: “Do të më pëlqente të luaja te Manchester United. Ka qenë gjithmonë skuadra ime e zemrës”. Tani mbetet për të parë nëse e ardhmja e Kessie do të vazhdojë të jetë kuqezi, apo nëse tentacioni për Premier League do të prevalojë.

Related posts

1000 HERË CRISTIANO RONALDO/ Ky është rekordi “monstruoz” i yllit portugez (STATISTIKAT)

Delo.autor

CEREMONIA E ÇMIMEVE/ Dominojnë italianët, “Globe Soccer” shpall më të mirët e vitit 2021

Delo.autor

LIVE Barcelona-Liverpool, mbyllet pjesa e parë. Vendos goli i Suarez

Delo.autor

Leave a Comment