Futboll Premier League

Mourinho: Mundëm ekipin që çuditërisht doli kampion sezonin e kaluar

Jose Mourinho ka nuk ka nguruar të “ngacmojë” Chelsea-n pas fitores 2-1 të Manchester United në Old Trafford të dielën.

Willian kaloi Blutë në avantazh por golat e Lukaku dhe Lingard përmbysën gjithçka për Djajtë.

Të gjithë prisnin të shihnin se çfarë do të bënin dy trajnerët, të cilët janë përfshirë në një luftë fjalësh gjatë javëve të fundit, por ata u takuan si para ashtu edhe pas ndeshjes, madje duke bërë edhe një shaka gjatë sfidës.

“Mposhtëm një skuadër fantastike, e cila çuditërisht ka dalë kampione sezonin e kaluar,” shprehet Mourinho për Sky Sports.

“Çuditërisht, ata luajtën ndaj Barcelona-s ashtu si luajtën. Çuditërisht ata e filluan ndeshjen shumë mirë, ashtu siç e nisën edhe ndaj nesh.

“Mundëm një ekip të mirë. Dhe të mundësh një ekip të mirë duhet të jesh i organizuar por gjithashtu një shpirt sakrifikues ku të gjithë punojnë, të gjithë luftojnë, të gjithë mundohen të ndjekin planin e ndeshjes.

“E përsëris, kemi mundur një ekip shumë të mirë.”

Related posts

Arsenali shfaq interes për Caglar Soyuncu e FC Freiburg

Sadik.Autor

NATIONS LEAGUE/ Cikalleshi zhbllokon sfidën ndaj Bjellorusinë me një “predhë” nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

1.159 MILIARDË EURO/ Ja kush bëhet pjesë e ekipit më të shtrenjtë në botë…

Delo.autor

Leave a Comment