Të tjera

Përfundojnë Lojërat Olimpike, ky është shteti me më së shumti medalje të fituara

Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë Jugore kanë përfunduar sot me ceremoninë mbyllëse.

Për dy javë sportistët kanë garuar për medalje, derisa në vendin e parë e ka përfunduar Norvegjia me 39 medalje, prej tyre 14 të arta.

Në ceremoninë mbyllëse sërish sportistët kanë dalë në skenë me flamujt e shteteve të tyre, duke përfshirë këtu edhe ata zviceranë, shqiptarë dhe të Kosovës. Për Kosovën kjo ishte hera e parë që mori pjesë në Lojërat Dimërore me Albin Tahirin, derisa Shqipërinë e përfaqësuan Erjon Tola dhe Suela Mëhilli, që nuk arritën në zonën e medaljeve.

Zvicra ka tejkaluar edhe parashikimet duke fituar në përgjithësi 15 medalje, prej tyre pesë të arta, gjashtë të argjendta dhe katër të bronzta, dhe duke u renditur në vendin e tetë në përgjithësi në këto Lojëra.

Gjermania ishte në vendin e dytë me 31 medalje, prej tyre 14 të arta, duke u pasuar nga Kanadaja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Holanda, Suedia, Koreja Jugore e Zvicra.

 

 

Related posts

FORMULA 1/ Hamilton fiton në çmimin e madh të Hungarisë dhe vendos rekord

Delo.autor

“UNË DO T’I DËRRMOJ…”/ Conor McGregor shpërthen kundër Neymar, ja kërcënimi i boksierit

Delo.autor

VAZHDON SKANDALI/ Djokovic rrezikon të zbresë nga froni pas mungesës në “Australian Open”

Delo.autor

Leave a Comment