Futboll Seria A Sport

DO LARGOHET NGA GJERMANIA NË VERË/ Joakim Lëv kërkohet të bëhet “timonier” i klubit të madh italian

Për teknikun gjerman Joakim Lëv që do të lërë zyrtarisht stolin e kombëtares në fund të Europianit të këtij vere, po flitet gjithnjë e më shumë për të ardhmen e afërt, e cila pritet të jetë në stolin e një klubi.

Në një shkrim të “AS” një ditë më parë, ai mund të përfundojë në stolin e Realit ose të Juventusit, gjithçka do të varet nga ajo që do të ndodhë me Zinedin Zidanin. Në rast se francezi largohet nga “Bernabeu”, ai është një alternativë për të marrë stolin e Juves, që mund të mos i besojë më Pirlos pas problemeve këtë sezon.

Vendin e lënë bosh në Madrid mund ta zërë Raul ose Lëv. Por Zizu mund të përfundojë edhe në stolin e Francës dhe në këtë rast Jogi shndërrohet në një alternativë edhe për stolin e bardhezinjve, që nuk është hera e parë që lidhen me emrin e gjermanit.

Related posts

Momentet pikante për 2018

Delo.autor

Dueli ndaj Shevës, Panuçi e sfidon me skemën e De Biazit

Sadik.Autor

“PAS NDESHJES NE…”/ Azpilicueza zbulon bisedën mes Sarrit dhe lojtarëve në…

Delo.autor

Leave a Comment