Futboll Sport

ZYRTARE/ Rikthehet në Brazil pas 15 viteve, ish-lojtari i Italisë arrin marrëveshjen me klubin…

Ish-sulmuesi i Interit, por edhe i kombëtares së Italisë, Eder, është zyrtarizuar ditën e sotme te ekipi i ri, ku do të vazhdojë karrierën.

Sulmuesi 34-vjeçar, i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Jiangsu në Kinë, do të vazhdojë karrierën te skuadra braziliane e Sao Paolo, teksa kanë qenë këta të fundit që kanë zyrtarizuar gjithçka.

Eder rikthehet kështu në Brazil, pas 15 viteve, teksa për herë të fundit ka qenë pjesë e skuadrës brazialiane të Krikiuma, nga të cilët u largua në vitin 2006, për të vazhduar karrierën në Itali, fillimisht  me Empolin, më pas më Frozinonen, Breshan, Çezenën, Sampdorian dhe Interin.

Related posts

LARGIMET E SHUMTA NUK SHQETËSOJNË KLUBIN/ Kukësi i premton tifozëve dy afrime “bomba”

Delo.autor

ZBULON LISTËN E ÇMIMEVE/ Liverpool zgjedh lojtarin më të mirë dhe golin më të bukur të sezonit (VIDEO)

Delo.autor

SPEKTAKOLARE/ Tifozët kroatë në DELIR, ja “çmenduria” që po bëjnë në Moskë (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment