Futboll Seria A Sport

NGRE NË QIELL BOMBERIN LUKAKU/ Klinsmann: Një nga 5 sulmuesit më të mirë në botë, çfarë dueti me…

Jurgen Klinsmann vlerëson lart Romelu Lukakun. Ish-sulmuesi gjerman, gjatë intervistës së dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, u përqendrua në momentin e artë që po kalon bomberi belg, i cili me Lautaro përbën një dyshe stratosferike:

“E them këtë si sulmues. Sot ai është ndër 5 sulmuesit më të mirë në Europë. Nuk ishte me fat, që të kishte dhuratë nga natyra teknikën e Messit, por në lojë ai vendos gjithçka: shpirtin e garës, fizikun, vendosmërinë, karakterin. Në një ekip funksionon kështu: ka nga ata që marrin dhe nga ata që japin. Lukaku jep.

Ai u jep shokëve të tij më shumë se sa merr, është një udhëheqës, tërheq të tjerët, iu jep hapësirë bashkëlojtarëve. Falë tij, si referencë e vazhdueshme përpara, Lautaro Martinez gjithmonë e di se ku do të shkojë topi herët a vonë. Dhe meqenëse Romelu nuk është egoist, të dy formojnë një çift të shkëlqyeshëm”.

Related posts

FITORE ME VUAJTJE/ Partizani kalon Kastriotin me Asanin, merr vendin e tretë

Isa.Autor

Maradona nuk e përmban veten, shpërthen pas golit të shënuar nga skuadra e tij

Q.Autor

AKUZOHET PËR NGACMIM SEKSUAL/ Reagon Dani Alvesh: Thjesht kam kërcyer, s’kam cënuar hapësirën e askujt

F.autor

Leave a Comment