Futboll Sport

KATAR 2022/ Suedia mposht Kosovën në “Fadil Vokrri”, bomberi Ibrahimovic vendimtar me asist

Humbja e rëndë për Kosovën në Prishtinë ndaj Suedisë së Zlatan Ibrahimovic, protagonist me dy asist në ndeshjen e zhvilluar sonte. Debutimi në eliminatoret e Botërorit 2022 në Katar nuk ka qenë ashtu si pritej për Dardanët, që kanë falur 3 gola ndaj një kundërshtari me nivel gjithësesi…

Mbrojtja dhe portieri Ujkani në bashkëpunim kanë vendosur pjesën e parë 0-2, ndërsa në të dytën ishte një prekje me dorë e dukshme e Rashicës që i dha mundësinë miqve të plotësonin fitoren dhe të merrnin 3 pikët e dyta në grup, duke shkuar gjashtë tani dhe kryesuar…

Muriqi tentoi të përgjigjej me dy raste, por nuk finalizoi. Në anën tjetër, shumë nervozizëm te Kosova, me Bernard Berishën që i futur nga fundi, ka marrë dy të verdhë shumë shpejt duke dalë me të kuq.

Related posts

11 të kuq në karrierë/ 20 agresione s’janë ndëshkuar. Ja “lista e zezë” e RONALDOS

Isa.Autor

“NA MUNGOI INSTIKTI VRASËS ME LAZION”/ Conte: E dominuam takimin, me pak fat mund të merrnim më shumë

Delo.autor

KREU 6 ZËVENDËSIME/ Gafë amatoreske në debutim e Van Bomel, Wolfsburg rrezikon eliminimin nga…

Delo.autor

Leave a Comment