Futboll Shqipëri Sport

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN ANGLEZ/ Talenti i Shqipërisë protagonist në fitoren me përmbysje ndaj Charlton

Talenti i Kombëtares Shpresa, Armando Dobra vazhdon të shkëlqejë në Angli, ku është pjesë e skuadrës së Ipsuiç.

Dobra është aktivizuar ditën e sotme me skuadrën e 23-vjeçarëve të Ipsuiçit, teksa i ka hapur rrugën një fitoreje spektakolare të këtyre te fundit.

Çarlton U-23 e kishte mbyllur në avantazhin e 1 goli pjesën e parë ndaj Ipsuiç U-23, por pjesa e dytë ishte një tjetër histori. Në minutën e 55’, Dobra ia del të vendosë baraspeshën, duke shënuar, për t’i hapur kështu rrugën përmbysjes, e cila erdhi në minutën e 70’, ku shënoi Andoh.

Dobra gjen kështu golin e parë me skuadrën e Ipsuiç U-23, për këtë vit, teksa është goli i pestë me këtë skuadër, ndërsa është aktivizuar gjithashtu në 8 ndeshje edhe me ekipin e parë, që militon në Ligën e Dytë angleze.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Francë-Shqipëri. Rezultati 3-0

Delo.autor

“NGA AMERIKA DHE AUSTRALIA”/ Tifozat Kuq e Zi: Kemi 21 vite që punojmë, tifozët dhe lojtarët u bënë një në Euro 2024

F.autor

NUK KA QETËSI TEK JUVENTUS/ “Përbindësi” Ronaldo ndihet i tradhtuar nga drejtuesit “bardhezi”

Delo.autor

Leave a Comment