Futboll Sport

E ÇUDITSHME/ E pyesin për Benzemanë, shikoni reagimin e veçantë të trajnerit të Francës (VIDEO)

Trajneri i Francës, Didier Deshamp, ka pasur një reagim të veçantë ndaj gazetarëve kazakë, pas një pyetje në lidhje me Karim Benzemanë, i cili prej kohësh nuk grumbullohet në kombëtare.

Pyetjet për sulmuesin francez kanë qenë të shumta për trajnerin, teksa nuk kanë munguar edhe në Kazakistan, ku Franca triumfoi 2-0.

Gjatë konferencës për shtyp, një gazetar kazak, nis ta pyesë trajnerin për sulmuesin e Realit, por ndërpritet menjëherë: “Lidhur me Benzemanë…”, filloi gazetari, ndërkohë që menjëherë ndërhyri Deshampi: “Ohh Zoti im, edhe këtu?! Jam i sigurt që dikush iu tha ta bëni këtë pyetje, ndoshta ndonjë gazetar francez”, tha Deshamp, ndërkohë që u ngrit dhe u largua nga konferenca.

Related posts

Mbi 100 mijë reagime në “Twitter” pas vetëm pak minutave për atë që i bëri vetes ylli i Belgjikës pasi shënoi gol Januzaj

Sadik.Autor

Bëri Botëror të shkëlqyer, “sirena” angleze për futbollistin e Interit

Isa.Autor

Ish-sulmuesi i Bayern Munich/ Mjaft më, Lewandowski ta mbledhë mendjen

Sadik.Autor

Leave a Comment