Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Trajneri Koeman “i pret krahët” Messit, del kundër blerjes së Agueros

Njoftimi i Manchester City për fundin e aventurës së Agüero ka bërë bujë në skuadrat e mëdha të Europës, mes tyre edhe te Barcelona. Sulmuesi argjentinas është i lirë në fund të sezonit dhe do të ndryshojë kurs, megjithëse ka pak mundësi që ai destinacion të jetë Barça.

Ronald Koeman mban të njëjtin pozicion si në javët e mëparshme, edhe tashmë ka përjashtuar angazhimin e tij. Trajneri holandez preferon të afrojë Depay, i cili gjithashtu e përfundon kontratën me Lyon në qershor, para Agüeros. Trajneri beson se holandezi do të përshtatej shumë më mirë me sistemin e tij të lojës dhe gjithashtu mund të luante në pozicione të ndryshme, ndërsa Agüero do ta bënte këtë vetëm në majën e sulmit.

Një pikë tjetër që Koeman e konsideron të rëndësishme është roli me të cilin ai do të mbërrinte në dhomën e zhveshjes. Holandezi beson se Depay do t’i përshtatej rolit të zëvendësuesit më mirë se Agüero dhe e ka transmetuar këtë qasje në klub.

Ardhja e Depay ose Agüero është plotësisht e pavarur nga përpjekja e nënshkrimit me Haaland. Sulmuesi norvegjez është zgjedhur të jetë qendra sulmuese e Barçës, ndërsa Depay ose Agüero do të shihen si zëvendësues.

Related posts

BURNLEY – LIVERPOOL/ Reds konsiderohen super favorit në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ “Old Trafford” në festë, 18-vjeçari shënon me qetësi “veterani” (VIDEO)

Delo.autor

Autogol në ndeshjen Arsenal – Chelsea

Q.Autor

Leave a Comment