Futboll Ligue 1 Sport

U RIKTHYE PAS 2 MUAJSH NË FUSHË/ Neymar ndëshkohet me karton të kuq, Lille thyen PSG-së

Surpriza në kampionatin francez të futbollit. Skuadra e Lilës ia doli të triumfojë minimalisht 0-1 në kryendeshjen e javës ndaj PSG-së dhe u shkëput e vetme në krye me 66 pikë të grumbulluara, 3 pikë më shumë se kampionët në fuqi.

Një gol i kanadezit Jonathan Dejvid në minutën e 20-të vendosi fatin e përballjes në “Parc des Princes”.Në këtë përballje u rikthye nga dëmtimi edhe Nejmar, që luajti me fanellën e PSG-së pas thuajse dy muajsh, por nuk e përfundoi takimin, pasi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 89-të dhe la të tijtë me 10 lojtarë.

Brazilianin e tradhtuan nervat në funditn e ndeshjes, teksa shtyu kundërshtarin, duke u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë.

Nejmar nuk ishte futbollisti i vetëm i ndëshkuar me karton të kuq, pasi në të njëjtën minutë me barazilianin u përjashtua dhe futbollisti i Lilës, Djalo.

Related posts

RRUGËTIMI SI TRIUMFUES/ Maradona vijon të MAGJEPSË me Dorados, sigurojnë FINALET e play off-it (VIDEO)

Isa.Autor

Bayern në kërkim të një portieri, nisin tratativat për Cillessen

Q.Autor

INTERNATIONAL CHAMPIONS CUP/ “Djajtë e Kuq” mposhtin Milan me anë të penalltive, ja statistikat

Delo.autor

Leave a Comment