Moto GP Sport Të tjera

MOTO GP/ Një debutues siguron “pole position” në pistën e Losail, Rossi renditet i 21-ti

Piloti spanjoll Jorge Martin, debutues këtë sezon në MotoGP me Ducati Pramac, siguroi sot në mbrëmje “pole position” në pistën e Losail, ku nesër do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Doha. Kjo është hera e parë që siguron “pole” në MotoGP.

Martin dha kohën 1’53”106, duke lënë pas francezin Johann Zarco me Ducati zyrtar dhe spanjollin Maverick Vinales me Yamaha. Kjo treshe do të përbëjë vijën e parë të nisjes nesër në garë. Zhgënjen Valentino Rossi, që u klasifikua në vendin e 21-të, i parafundit.

Gara e Doha është e dyta sezonale në MotoGP.

Related posts

ÇUDIRAT NË FUTBOLLIN SHQIPTAR/ 3 SUPER klube nuk ekzistojnë të regjistruara kurrkund

Isa.Autor

BARCELONA-BAYERN MUNICH/ Tronditen “Katalanasit”, lojtari del pozitiv me Covid-19 para ndeshjes (EMRI)

Delo.autor

Tottenham/ Befasi e madhe, Christian Eriksen zgjedh ekipin e ri

Sadik.Autor

Leave a Comment