Albanian Stars

Kaçe i mrekullueshëm, mediat greke: Shqiptari, lojtari më i mirë në fushë

Ishte ndeshja e katërt me fanellën e skuadrës së tij të re dhe në momentin e daljes nga fusha, i gjithë stadiumi ngrihet në këmbë për të.

Ergys Kaçe është bërë menjëherë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Panathinaikosit. Skuadra e shqiptarit fitoi 2-0 ndaj Lamias në ndeshjen e fundit, por tifozët në shkallët e stadiumit vlerësuan me brohoritje dhe duartrokitje shqiptarin në momentin e daljes nga fusha, ndërsa edhe vetë mediat greke e cilësuan si më të mirin në fushën e lojës.

Për shqiptarin ishte një merkato e trazuar, pasi dy ditë para mbylljes së dritares së transferimeve, kishte akord në Qipro, por ultrasit e asaj skuadre penguan transferimin. Në ditën e fundit, Panathinaikos dhe PAOK gjetën një akord për huazimin deri në fund të sezonit, shkruan panorama sport.

Vlerësimi – Në fund të sfidës, shqiptari ka marrë vlerësimin si më i miri nga mediat greke.

“Ka treguar formën e tij më të mirë. Ishte më i miri në fushën e lojës, sidomos në pjesën e parë, por edhe në të dytën tregohet në lartësinë e duhur. Ka fituar rolin e liderit në mesfushën e Panathinaikosit dhe me të drejtë merr duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve në stadium kur zëvendësohet”, ishte vlerësimi nga “panathinaikoskosmos”.

Related posts

VIDEO/ Taulant Xhaka bëhet gazetar, interviston shokët e skuadrës

Q.Autor

Challandes: Jemi përmirësuar ndjeshëm, por mund të bëjmë edhe më mirë

Sadik.Autor

Flet pas largimit nga Schalke, Donis Avdijaj: Jam i lumtur aty ku jam

Q.Autor

Leave a Comment