Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

E BUJSHME/ Hysaj drejt kalimit në kampionatin turk, ja skuadra që kërkon mbrojtësin shqiptar…

Elseid Hysaj luan sezonin e fundit me skuadrën e Napolit, teksa pas përçudnimit të kampionatit ka vendosur të largohet për të vazhduar karrierën diku tjetër, pasi i përfundon kontrata dhe do të jetë një lojtar i lirë.

Mbrojtësi shkodran shpesh është lidhur me një kalim të mundshëm te skuadra e Milanit, me këta të fundit që janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe Hysaj shihet si alternativa e duhur. Megjithatë në Turqi raportojnë se në gjurmët e Hysajt është vënë edhe Fenerbahçe.

Drejtuesit e këtyre të fundit kanë piketuar Hysajn si lojtarin ideal për krahun e djathtë të mbrojtës për sezonin tjetër dhe do të provojnë të arrijnë një marrëveshje për ta marrë në skuadër.

Related posts

Leverkusen-Bayern, në Gjermani luhet për finalen e kupës

Sadik.Autor

ASISTOI TEK GOLI/ Kale: Objektivi i Flamurtarit është Europa, ja si e përjetova mungesën e gjatë

Isa.Autor

“HIPNOTIZOI” SULMIN E INTER-IT/ Mësoni vlerësimet e mediave italiane për Ardian Ismajlin

Delo.autor

Leave a Comment