Futboll La Liga Sport

LA LIGA/ Barcelona pret Valladolidin sonte. SYNIMI: Ti afrohet me një pikë liderit Atletico

Barcelona e pret Valladolidin sonte, me synim për t’iu afruar në vetëm një pikë liderit Atletico

Barcelona do të kërkojë ta ngushtojë në vetëm një pikë epërsinë e liderit të La Ligës, Atletico Madrid, kur të përballet sonte me Real Valladolidin në Camp Nou.

Barça është nikoqire e Valladolidit në Camp Nou në orën 21:00.

Do të jetë një duel mes dy skuadrave me synim krejtësisht të ndryshme, me Barcelonë që po lufton për titull dhe Valladolidin që betejë kryesore këtë sezon e ka mbijetesën në futbollin elitar spanjoll.

Për skuadrën e Ronald Koeman motiv shtesë do të jetë fakti se lideri Atletico Madrid bëri tjetër lëshim, duke u mposhtur nga Sevilla të dielën.

Kjo nënkupton se Barcelona, e cila i ka 62 pikë tani, do t’i afrohej në vetëm një pikë Atleticos, nëse e mposht Valladolidin.

Katalonasit e kanë gjetur formën e mirë në kohën e duhur, pasi i kanë fituar pesë ndeshjet e fundit duke i shfrytëzuar plotësisht lëshime e shpeshta të Atleticos.

Të njëjtën gjë synojnë ta bëjnë edhe sonte ndaj skuadrës së Valladolidit, e cila e ka vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, në një betejë të vështirë për mbijetesë.

Valladolidi është vetëm tri pikë larg zonës së rënies nga La Liga.

Related posts

Arrihet marrëveshja, City prenoton blerjen 60 milionëshe për në verë…

Q.Autor

LARGIMI NGA BARCELONA? Conte: Nuk kthehet në ar çdo gjë prek! Messi? Më parë transferohet Duomo…

Delo.autor

Kur pashë Iniestën në stol, mendova se nuk marr vesh nga futbolli…

Isa.Autor

Leave a Comment