Futboll Sport

DHURON SPEKTAKËL NË KOSOVË/ Ja momenti kur Çyrbja realizon një “MAGJI” nga goditja e dënimit (VIDEO)

Gjilani i Ismet Munishit, arriti të triumfonte me rezultatin 5-1, në sfidën ndaj Besës së Pejës. Protagonist në këtë triumf, ishin plot 4 ish-futbollist të Superiores, Progni, Useini, Hila dhe Çyrbja, spikat ky i fundit, i cili realizoi një gol mjaft të bukur me gjysëm roveshatë, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar.

27-vjeçari durrsak tundi rrjetën në minutën e 25-të, duke kaluar në avantazh skuadrën e Gjilanit. Një gol të bukur realizoi edhe Progni nga goditja e dënimit në minutën e 60-të, duke ngritur shifrat në 3-1. Me këtë fitore, skuadra bardhekuqe, u ngjit në kuotën e 27-të pikëve, duke u renditur në vendin e 4-t.

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ Lojtari shqiptar shënon një supergol për Maqedoninë (VIDEO)

Isa.Autor

“PËRPLASJA E TITANËVE”/ Deontay Wilder: Tërhiqem nga sporti nëse Fury…

Delo.autor

IAAF ME DORË TË RËNDË/ Lihet në fuqi pezullimi, Rusia jashtë Europianit

Sadik.Autor

Leave a Comment