Futboll Ndeshjet Live Sport

SHQIPËRI-SKOCI/ Nordikët “tallen” me kuqezinjtë, Forrest dhuron spektakël për golin e katërt

Shqipëria sfidon Skocinë në ndeshjen e fundit në grupin 1 të Ligës C. Skuadra e Kristina Panuçit duhet të marrë me patjetër një rezultat pozitiv, për të evituar mundësinë për të zbritur në Ligën D.

Në “Loro Boriçi” kuqezinjtë dot ndeshe me skuadrën skoceze, e cila në ndeshjen e parë dominoi në të gjitha drejtimet, duke na mundur në me rezultatin 2-0. Në Shkodër do të jenë rreth 2000 tifozë miq, që kanë udhëtuar për këtë ndeshje, por dhe një numër jo i vogël tifozësh kuqezi, që kanë sfiduar temperaturat e ulëta.

Berisha do të pozicionohet në kuadratin e portës, me Strakoshën që befasisht ulet në stol. Panuçi ka zgjedhur një skuadër sulmuese për këtë takim, me Grezdën e Uzunin që do të mbështesin Manajt. Surprizë aktivizimi i lushnjarit, i cili ka fituar balotazhin me Balajn. Në mbrojtje Binaku dhe Veseli do të pozicionohen nga krahët, ndërsa në qendër Mavraj dhe Gjimshiti. Mesfusha do të përbëhet nga Memushaj, Xhaka dhe Kaçe.

Liga e Kombeve, e shtunë, 20:45
Stadiumi “Loro Boriçi”, Liga C
Shqipëri 0-0 Skoci

Shqipëri: Berisha, Veseli, Gjimshiti, grezda, Memushaj, Manaj, Xhaka, Mavraj, Binaku, Kaçe, Uzuni. Trajner: Kristian Panuçi. Të gatshëm: Strakosha, Kastrati, Lila, Kaja, Isamjli, Ademi, Vrioni, Lilaj, Ndoj, Dermaku, Balaj, Gavazaj.

Skocia: A. MekGregor, Paterson, Robertson, Bejts, Mekkena, K. MekGregor, Forrest, Amstrong, S. Fleçër, Kristi, Frejzër. Trajner: A. MekLeish.

DIREKT 

 

LIVE | SHQIPËRI-SKOCI 0-4

Frejser 14′ , Fleçer 45+1′, Forrest 55′

KOMENTI LIVE: 

67′ GOL Skocia 0-4. Forrest shënon edhe golin e katërt. Shkërmoqet totalisht Kombëtarja e Panuçit. 

62′ Zëvendësim i tretë te Shqipëria, largohet Manaj në fushë Bekim Balaj.

61′ Zëvendësim te Skocia, largohet Armstron në fushë futbollisti i Kategorisë së Dytë, Mek Tominei.

60′ Armstrong lëshon një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, pret Berisha.

55′ GOL Skocia 0-3. Çahemi në qendër të mbrojtjes. Forrest shënon golin e tretë për skocezët. 

52′ Zëvendësim te Shqipëria, largohet Gjimshiti i dëmtuar, në fushë Kastriot Dermaku.

50′ Shkëndijën e parë e jep Uzuni, i cili lëshon një gjuajtje nga distanca, duke vënë në vështirësi portierin e Skocisë, topi shkon ngjitur me shtyllën.

46′ Starton pjesa e dytë. Nuk ka ndryshime.

45+1′ GOL Skocia 0-2. Fleçer shënon nga pika e bardhë e penalltisë. 

45′ Nuk kanë fund vuajtjet. Gjyqtari akordon 11-metërsh për Skocinë, pas prekjes së topin me dorë në mur.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

42′ Moment i vështirë në portën e Berishës. Gardiani detyrohet të bëjë një pritje mjaft të mirë duke i mohuar golin e dytë Frajser.

38′ Xhaka nga e djatha harkon një top në zonë, por nuk e merr siç duhet Uzuni. Aty pranë ishte dhe Manajn, nuk janë marrë vesh me njëri-tjetrin futbollistët kuqezi.

36′ Me fat Shqipëria në këto momente. Pranë golit skocezët me Frejsër, por ky i fundit mbërrin me një kohë vonesë dhe nuk arrin të shtyjë topin drejt rrjetës.

32′ Mundësi e mirë për Shqipërinë. Grezda lëviz bukur nga e majta, pason për Manajn, i cili provon të gjuaj nga brenda zonës, por bllokohet nga mbrojtësit skocezë.

27′ Zëvendësim te Shqipëria, largohet Ergys Kaçe, në fushë Ardijan Ismajli.

21′ Shqipëria me 10 lojtarë, Mërgim Mavraj ndëshkohet me karton të kuq.

18′ Provojnë të reagojnë kuqezinjtë me Rein Manajn, i cili merr një top të bukur, pasi shmang njërin prej kundërshtarëve, lëshon një gjuajtje, por topi shkonë jashtë kuadratit.

14′ GOL 0-1. Skocia kalon në avantazh. Pas një gabimi të Xhakës, ka përfituar Frejser, i cili e ka dërguar topi në rrjetën e Etrit Berishës. 

10′ Paterson ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të

10′ Paterson ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Grezdës.

8′ Grezda shpërthen bukur nga e majta, provon të futet drejt zonës, por në momentin e fundit e lëshon më shumë sa duhet topin, largojnë futbollistët skocezë.

5′ Goditja e parë nga këndi i takon Skocisë, e fiton Armstrong.

3’ Xhaka mundohet të krijojë një aksion për tanët, por tregohet egoist mes dy futbollistëve dhe humbet topin.

1′ Ka startuar takimi në “Loro Boriçi”. Menjëherë rrezikshëm skocezët që avancojnë përpara dhe vendosin në vështirësi mbrojtësit kuqezinj.

1′ – NIS NDESHJA!

Related posts

NGA PORNOGRAFIA TEK BIXHOZI/ Ja 20 bosët e klubeve të Premier Ligës (LISTA)

Isa.Autor

PARA DERBIT TË “MADONINËS”/ Rebic: Inter, kemi ndryshuar në janar!

Delo.autor

TIFOZI E PYET PËR TRANSFERIMIN TEK “LOS BLANCOS”/ Hazard me gjestin e tij “tërbon” Chelsean (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment