Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ Ecuria negative në kampionat, klubi i La Ligës shkarkon trajnerin

Klubi spanjoll i Alaveshit, ka shkarkuar ditën e sotme trajnerin e saj, Abelardo Fernandez,  pasi në shtatë ndeshjet e fundit, skuadra kishte arritur të merte vetëm një barazim, ndërkohë 6 ndeshjet e tjerat ishin humbje.

Fernandez mori drejtimin e Alaveshit në janar të këtij viti, por paraqitjet e skuadrës kanë qenë skandaloze teksa ndodhet në vendin e fundit të La Ligës. Nën drejtimin e tij, mesatarja e fitoreve të ekipit ishte në kuotën 8%, një shifër shumë e ulët për një ekip që luan në një ndër kampionatet më të mira në botë.

50 vjeçari e kishte drejtuar dhe në vitet 2017-2019 skuadrën e Alaveshit. Lajmin e bëri të ditur vetë skuadra spanjolle në ‘’Twitter’’, teksa tani synimi i vetëm është të shpëtojnë rënien nga kategoria.

Related posts

LUHET DERBI I KRYEQYTETIT/ Ja ndeshjet e ditës së sotme në “Serie A”

F.autor

ÇMENDURIA E MERKATOS/ Klubi nënshkruan me 22 lojtarë në 2 orë

F.autor

Alarm i rremë, Napoli konfirmon situatën e Elseid Hysajt

Sadik.Autor

Leave a Comment