Futboll Sport

REALIZOI DOPIETË NË FITOREN NDAJ BAYERN/ Ylli Mbappe futet në histori. Ja rekordi që vendosi…

Kilië Mbape i dha fitoren PSG-së ndaj Bajernit, në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampioneve.

Sulmuesi francez shënoi dopietë golash, duke i dhënë një fitore shumë të rëndësishme skuadrës së tij. Përveç dopeitës së golave, tashmë Mbape është futur edhe në historinë e Ligës së Kampioneve. Francezi bëhet lojtari i parë në histori, i cili shënon 6 gola në fazën me eliminim në Ligën e Kampioneve.

Mbape i shënoi plot 4 gola Barcelonës në fazën e 1/8-ve, tripletë në “Kamp Nou” dhe një gol në ndeshjen e kthimit. Me dopietën e sotme, 22-vjeçari shkon në kuotën e 6 golave në Champions, pas fazës së grupeve, një rekord që nuk e kishte arritur askush tjetër më parë.

Related posts

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë: Rezultat i papritur dhe spektakël në Skënderbeu-Laçi

Isa.Autor

INTER-SAMPDORIA/ “Zikaltërit” kërkon tjetër fitore pa Icardin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MBROJTJE TË RE NË EKIP/ Liverpool ndërton murin e së ardhmes, rinovon edhe një talent

Delo.autor

Leave a Comment