Futboll Seria A Sport

I DËMTUAR DHE ME COVID-19/ Ylli i Italisë humb Europianin me kombëtaren: Jam i zhgënjyer

Ylli i Romës, Nikolo Zaniolo ka konfirmuar se do të mungojë në Europianin e kësaj verë, teksa shprehet se tashmë dëshiron të jetë gati për Botërorin një vit më vonë me Italinë.

Zaniolo ka udhëtuar drejt Austrisë ku është konsultuar me doktorin e tij, Kristian Fink, i cili e ka këshilluar të mos rikthehet deri në maj në fushën e lojës, pasi gjuri i tij i dëmtuar nuk ka shkuar në nivelin 100% sa gjuri tjetër.

Procesi i shërimit të mesfushorit italian, u pengua dhe nga infektimi me Covid-19 e cila nuk e la 22 vjeçarin të rikuperohej plotësisht.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “La Gazzetta dello Sport”, Zaniolo u shpreh: “Jam shumë i zhgënjyer për këtë që ka ndodhur, por synimi im tashmë është që të jem gatoi për vitin tjetër në Botëror.”

Related posts

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ DEBRECEN/ Trajneri Goka humb titullarin Ylli Shameti, ja shkaku

Delo.autor

E BUJSHME/ Arrihet akordi mes mesfushorit të Bayern dhe Liverpool, problem mbetet çmimi që kërkojnë “bavarezët”

Delo.autor

ZYRTARE/ Merret vendimi final, zbulohet e ardhmja e Tuchel, Bayern Munich del me njoftim

F.autor

Leave a Comment