Futboll Sport

“OPERACIONI SHKOI MIRË”/ Mesfushori Memushaj: Kam nevojë për pushim, ja sa do të qëndroj jashtë fushave

Ledian Memushaj ka bërë dje një ndërhyrje kirurgjikale në gju. Mesfushori i Kombëtares nuk luajti në San Marino pikërisht prej problemeve në gju dhe dje në Milano ka kryer një pastrim të specializuar nga kirurgu. Mesfushori tregon shkurtimisht për gazetën se për fat gjithçka shkoi mirë.

“Operacioni shkoi mirë, falë Zotit. Falënderoj stafin mjekësor që u kujdes. Në bazë të bisedës me mjekun, do të kem nevojë të qëndroj pushim për një periudhë nga 4 deri në 6 javë”, është shprehur shkurtimisht për “Panorama Sport” Ledian Memushaj. Futbollisti vlonjat ka bërë ndërhyrje në gju edhe në fillim të këtij sezoni, por me sa duket, dhimbjet u përsëritën dhe u desh kjo ndalesë në fund të këtij viti futbollistik.

Memushaj do të jetë mungesë për skuadrën e Peskarës, që nuk po kalon formën e duhur dhe këtë sezon është në luftë për mbijetesë.

Related posts

DISKUTOHET NJË VEND NË EUROPË/ Skënderbeu “kursen” tifozët për ndeshjen ndaj “durrsakëve”, ja çmimet e biletave

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Formula 1 me plan rezervë për të shpëtuar sezonin

Delo.autor

Schalke: Goretzka duhet të vendosë tani për të ardhmen

Q.Autor

Leave a Comment