Futboll Seria A Sport

PAS FITORES NDAJ CAGLIARIT/ Nuk përmbahet Conte, shikoni festën e “çmendur” të teknikut pas golit të Darmian (VIDEO)

Interi arriti të marrë një fitore të artë në kampionat ditën e sotme, teksa ja doli të mposhtë Kaljarin me rezultatin minimal 1-0.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga mbrojtësi i krahut në minutën e 77-të të takimit, teksa i gjithë ekipi vrapoi drejt cepit të fushës për të festuar një gol që mund të jetë vendimtarë për titullin kampion.

Në festën e golit nuk mungoi as trajneri Antonio Konte, i cili vrapo nga stoli i tij si i çmendur duke hyrë mes lojtarëve të Interit. Videoja ka bërë xhiron e rrjetit, teksa Konte ka gjetur ilaçin e këtij Interi, duke e çuar në 11 fitore ekipin zikaltër në po aq ndeshje në Serinë A.

Related posts

Aaron Ramsey drejt largimit nga Arsenal

Sadik.Autor

Messi braktis grumbullimin, lë kombëtaren në mëshirë të fatit

Sadik.Autor

SKANDALI/ Tre futbollistë sulmojnë arbitrin pas ndeshjes dhe i thyejnë nofullën

Isa.Autor

Leave a Comment