Bundesliga Futboll Sport

I IRRITUAR ME MBROJTJEN E BAYERN/ Portieri Neuer: Ka ardhur koha që të ndryshojmë marsh dhe…

Manuel Nojer ishte i mendimit se pika e marrë ndaj Unionit ishte e dhuruar nga skuadra e tij. Kapiteni i skuadrës e komentoi kështu barazimin ndaj berlinezëve.

“Është shumë acarues fakti që pësuam gol, menjëherë sapo shënuam. Kishim shumë minuta që kishim rritur lojën tonë dhe që po tregonim se mund ta fitonim ndeshjen. Por ky është futbolli, ndodh që edhe të ngecësh. Është për të ardhur keq pasi deri tani kemi bërë një kampionat pothuajse perfekt. Bajerni nuk do të ndalet këtu dhe duke nisur nga ndeshja e javës së ardhshme do të rikthehemi te fitorja. Për këtë jam shumë i sigurt.

Ka ardhur koha që të ndryshojmë marsh dhe t’i japim gaz në këto pak javë që kanë mbetur”, tha Nojer. “Parisi? Do të shkojmë për t’u kualifikuar, edhe pse do të përballemi kundër një skuadre të madhe. Do të provojmë gjithçka. Shpresojmë që të udhëtojmë të plotë edhe pse për momentin duhet të vazhdojmë të luajmë pa Levandovskin, i cili ende nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi në gju”.

Related posts

LIVE/ Fantastik Xheko, Interi përmbys Fiorentinën për 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

HUMBJA E BARCELONËS NDAJ BAYERN MUNICH/ Mesfushori Kroos tregon si u festua tek Real Madrid

Delo.autor

MPOSHTËN CHELSEAN NË EMIRATES/ Xhaka: Besojmë ende te titulli

F.autor

Leave a Comment