Formula 1 Sport Të tjera

ZBULON PROJEKTIN E MADH/ Formula 1 zgjeron kufijtë, gati pista e re qytetase në Majemi

Së shpejti do të konkretizohet ideja për organizimin e një gare të Formula 1 në Majemi. Ditën e mërkurë, më 14 prill, do të zhvillohet një mbledhje e këshillit bashkiak të Majemit, që do të japë “OK” për zhvillimin e kësaj gare në rrugët qytetase në shtetin e Florida.

“Kemi projektuar një pistë 5.6km të gjatë, me një shpejtësi mesatare 230km/orë. E dimë që tifozët dhe njerëzit në Majemi e kanë mbështetur këtë projekt, pasi do të jetë një garë spektaklolare dhe një event fantastik për këtë zonë”, u shpreh Ross Broën, një nga drejtuesit e Liberty Media, kompania që ka në pronësi Formula 1.

Një pjesë e pistës, ajo e garazhit, do të ndërtohet pranë stadiumit “Harod Rock Stadium”, ku zhvillon ndeshjet e saj skuadra e futbollit amerikan, Miami Dolphins. Aktualisht, Formula 1 zhvillon garat e saj në Amerikë në pistën teksane të Austin.

Related posts

ZYRTARE/ Ish-lojtari i United merr frenat e Kombëtares së njohur

F.autor

NUK ËSHTË MBAPPE/ Zidane mendon për sulmin, gjen zëvendësuesin ideal të Benzemasë!

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ FURY/ Ndryshon renditjen e peshës së rëndë, Deontay Wilder zbret në vendin e…

Isa.Autor

Leave a Comment